Zbulohet vendi më i pistë në kuzhinën tuaj dhe nuk është ai që mendoni

Vendet më të pista në kuzhinën tuaj janë zbuluar dhe mund të befasoheni për të.

Edhe në qoftë se shpenzoni orë duke pastruar shtëpinë, duket se ka vende që antibakterialët nuk mund të arrijnë ti largojnë.

Në të vërtetë, produktet e pastrimit mund të mos jenë aq efektive në heqjen e baktereve siç ju mendoni.

Një hetim nga BBC ka zbuluar efektivitetin e letrave antibakteriale.

Seria, e paraqitur nga Michael Mosley, zbuloi se bakteret mund të fillojnë të rishfaqen në sipërfaqe pothuajse menjëherë pas fshirjes.

Eksperimenti i tij tregoi prova të shfaqjes dhe rritjes së baktereve vetëm një orë pas pastrimit.

Programi nxjerr në pah vendet e pista dhe rubinetat e sfungjerat që shumica prej nesh përdorin për të pastruar tenxheret dhe enët tjera.

Studimi i shtëpive të 22 familjeve zbuloi se 75 për qind e këtyre enëve ishin të kontaminuara me baktere koliforme, një familje e baktereve që përfshin E.coli.

Pra, cila është mënyra më e mirë? Ju mund ta hidhni sfungjerin në zbardhues një herë në javë, ose sipas Good Housekeeping, ju mund të hidhni në mikrovalë ose pjatalarëse.

Sende të frikshme, por vlen të theksohet se shumica dërrmuese e baktereve dhe mikrobeve që do të gjeni në shtëpinë tuaj janë absolutisht të padëmshme.

 

5
Loading...