Zeneli braktis Herenvenin

Arbër Zeneli karrierën e tij do ta vazhdojë në Ligue 1 te skuadra e Stade de Reims, ka konfirmuar sot tani më ish skuadra e tij Heerenveeni. Klubi holandez bën të ditur se 23 vjeçari do të udhëtojë sot për në Francë për të negociuar me Reimsin për kontratën e tij, dhe ai do të prezantohet te Reimsi pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare. “Arbër Zeneli mund të vazhdojë karrierën tij në Ligue 1. Sulmuesi 23 vjeçar është lejuar që të udhëtojë të premten për në Francë për të negociuar kontratën e tij me Stade de Reims. Kur klubi dhe lojtari arrijnë marrëveshje atëherë Zeneli do të largohet nga Friesland”, thuhet në konfirmimin e Heerenveenit.