Zgjedhje të reja në Tetovë dhe Gostivar?

Për dallim nga komunat maqedonase që vetëm se janë funksionalizuar sa i përket këshillave komunal dhe miratimit të buxheteve, në disa prej komunave shqiptare ende nuk i kanë të zgjidhura këto probleme edhe përkundër mbarimit të zgjedhjeve lokale para katër muajve, shkruan gazeta KOHA. Partitë shqiptare – në vend se ti lënë pas krahëve inatet e zgjedhjeve lokale dhe të bëhen bashkë për të mirën e qytetarëve, ata vazhdojnë me avazet e vjetra të përçarjes dhe luftimit me çdo kusht ndaj njëra-tjetrës.

Në Komunën e Tetovës ende nuk kemi kryetar të Këshillit Komunal, ndërsa në Komunën e Gostivarit përplasjet janë më të ashpra mes ASH-së dhe BDI-së sa i përket buxhetit komunal e që për momentin është i përkohshëm për nëntë muaj. Sipas ligjit, në rast se Komuna e Tetovës deri me 31 mars nuk e zgjedh kryetarin e Këshillit Komunal dhe ajo e Gostivarit në të njëjtën datë, pra më 31 mars në rast se nuk arrin të miratojë buxhetin vjetor, të dyja këto komuna sigurt do të shkojnë në zgjedhje të reja për këshilltarë komunal./INA