Zgjedhjet Lokale, deri në orën 17:00 në Dibër kanë votuar 36.31%, Ohër 44.77, Novo Sellë 36.31

Bashkë me zgjedhjet Presidenciale, në tri komuna sot po zhvillohen edhe Zgjedhjet Lokale. Në Dibër, Ohër dhe Novo Sellë, qytetarët përveç për shef shteti votojnë edhe për të parin e komunës së tyre, raporton KOHA.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, deri në ora 17.00 në Dibër dajla e votuesve në 27 vendvotime ka qenë 36,31% nga 18.574 qytetarë sa kanë të drejtë vote. Në Ohër dalja e votuesve në 89 vendvotime ka qenë 44,74% nga 52.223 qytetarë sa kanë të drejtë vote. Kurse në Novo Sellë, dalja e votuesve në 20 vendvotime ka qenë 41,93% nga 11.302 qytetarë sa kanë të drejtë vote. (koha.mk)