Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, shënohen incidentet e para

Policia njoftoi për disa raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore, ku u shkruajtën grafite dhe ishin ngjitur fotografitë e kandidatëve presidencial.

Dje, në orën 21:00 në SPB Shkup, është paraqitur se në objektin “11 Tetori” në rrugën “Andreja Dimishkov” është vizatuar grafit në lidhje me zgjedhjet presidenciale.

Këtë mëngjes rreth orës 8.10 në stacionin policor të Resnjës është raportuar se në murin e shkollës fillore “Goce Dellçev” në fshatin Zbishte është shkruar grafit për zgjedhjet e ardhshme.

Rreth orës 9:00 në stacionin e policisë Strugë, është raportuar se janë vërejtur grafite, në lidhje me zgjedhjet presidenciale, në shkollën “Jonçe Kreyhoski” në fshatin Misleshevo.

Në të njëjtën kohë në stacionin policor në Strugë është denoncuar se në oborrin e shkollës fillore “Dedo Lazar Cirkoski” në fshatin Vranishte është vërejtur fotografia e njërit nga kandidatët për zgjedhjet presidenciale.

Nga policia thonë se janë marrë masat për zbardhjen e këtyre rasteve.