Zidane: Ramos e bëri në brekë, janë gjëra që ndodhin

Zidane: Ramos e bëri në brekë, janë gjëra që ndodhin

Kur natyra thërret, nuk ka asgjë në botë që të frenon, qoftë edhe nëse je duke luajtur në fushë. Kjo gjë ka ndodhur dje, në minutën e 73-të të sfidës mes Eibarit dhe Realit të Madridit, ku Sergio Ramos, as që nguroi të drejtohej me vrap në banjo.

Edhe pse skuadra po luftonte për të gjetur rrugën e fitores, kapiteni i “galaktikëve” ka pasur nevojë që të shkonte në tualet dhe nuk ka nguruar që ta bëjë këtë, duke lënë me 10 lojtarë ekipin, pasi Zidan i kishte kryer të tria zëvendësimet.

Pas pesë minutash, mbrojtësi dhe njëkohësisht kapiteni i Realit është rikthyer në fushën e lojës dhe dukej qartë që kishte hequr një barrë të rëndë, sepse edhe dialogu me trajnerin e tij, e tregonte qartë atë.

Zinedin Zidan qeshi dhe e mirëkuptoi në fushë, por pas ndeshjes, në konferencën për shtyp, nuk nguroi që ta thoshte troç: “Ramos, thjesht e bëri në brekë. Gjëra që ndodhin”. Madje, edhe vetë mbrojtësi, me një postim pranoi: “Kur natyra të therrët…”.