Zjarr masiv në malin e Shëngjinit, ndihmon në lokalizim zjarri edhe ushtria

Zjarri i rënë që prej ditës së djeshme në malin e Shëngjinit, në afërsi të portit, vijon të jetë ende aktiv.

Nga rënia e zjarrit janë djegur 5 hektarë pishë e shkurre. Po ashtu rrezikohen banesa dhe biznese pranë vatrës së zjarrit.

Zjarrfikëset dhe policia kanë punuar për shuarjen e tij gjatë natës, por terreni malor e bën të vështirë izolimin e vatrës së zjarrit.

Për këtë arsye, zjarrfikësve po u vijnë në ndihmë edhe forcat e ushtrisë, ndërkohë që era i ka përhapur edhe më tepër flakët. /IndeksOnline/