Zonja e Parë më e pasur në histori: Nuk do ta besoni sa vlen Melania Trump

Edhe para se të bëhej Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump njihej si një prej grave më të famshme në Amerikë.

Pasi u martua me presidentin e tanishëm, Donald Trump, njëheri edhe miliarderin më të njohur në vend, jeta e saj u bë gjithmonë cak i mediave.

Dihet që shumë gjëra kanë ndryshuar për zonjën Trump përgjatë viteve, duke përfshirë këtu edhe pasurinë e saj.

Sipas mediave amerikane, Melania Trump është Zonja e Parë më e pasur në historinë e Amerikes.

Ajo vlen plot 50 milionë dollarë, sipas Celebrity Net Worth. Këtu shumë e kishte arritur pothuajse Jackie Kennedy, kur vdiq në vitin 1994.

Edhe pse e martuar me një miliarder, Melania ka kontribouar edhe vet në pasurinë e saj.

Ajo vjen nga një familje e priveligjuar në Slloveni, ndërsa edhe karriera e saj si modele i ndihmoi të fitojë shuma të mëdha parash.