Zuckerberg urdhëroi ekipin e tij të përdorin vetëm sistemin Android

Drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka urdhëruar ekipin e tij të përdorin vetëm telefona Android sipas The New York Times.

Ky vendim erdhi pas komenteve të drejtorit të kompanisë Apple, Tim Cook ku ky i fundit në një intervistë për MCNBC tha se rrjeti social Facebook për të është një shërbim që trafikon jetën personale të njerëzve.

Dhe siç duket këtu nisi i gjithë konflikti midis Cook dhe Zuckerberg.

Facebook iu përgjigj artikullit të New York Times duke thënë se ata kanë inkurajuar shumë punonjës të tyre që të përdorin sistemin Android, pasi që ai është më i popullarizuari në botë.