Zv.drejtori Buçi merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të Doganës së Republikës së Kosovës

Sot, me rastin e shënimit të 20 vjetorit të themelimit të Doganës së Republikës së Kosovës, në Prishtinë ka qëndruar zëvendës drejtori i Doganës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Irfan Buçi.

Buçi ka drejtuar delegacionin nga Shkupi që po merr pjesë në këtë solemnitet në Prishtinë me rastin e themelimit të drejtorisë së Doganës së Republikës së Kosovës.

Dogana e Kosovës u themelua me 31 gusht 1999, dy muaj pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe ishte ndër insitucionet e para që u themeluan pas luftës, themelimi kishte bërë jehonë në mbarë botën ky ishte hapi i parë drejtë pavarësimit të Kosovës.