Zvicerania fiton 184 milionë franga në lotari dhe vazhdon të punojë!

“Tipike zvicerane”, mund të thuhet. Gruaja nga Kantoni Aargau e cila dëshjiron të mbetet anonime në tetor të vitit 2018 ka fituar shumën rekorde prej 184 milionë frangash në lotarinë Euromillions.

Me një shumë të tillë ajo mund të jetonte në luks gjatë gjithë jetës së saj dhe paratë sërish do t`i tepronin.

Por, zvicerania nuk mendon fare të ndryshojë mënyrën e jetës transmeton gazeta “Schweiz am Wochenende”. Ajo dëshiron të mbetet “normale” dhe as që i shkon mendja të ndërrojë vendbanimin për shkak të tatimit.

Asnjëherë deri tash në Zvicër nuk ka ndodhur që dikush të fitojë një shumë kaq të madhe parashë në lloto shkruan “Schweiz am Wochenende”.

Si krahasim: Roger Federer në gjithë karrierën e tij fituar rreth 122 milionë franga (pa llogaritur paratë nga marketingu). Kaq para i mbeten qytetares nga Aargau pasi t`i hiqen taksat nga fitimi në lotari.

Po të shpërngulej në ndonjë kanton që ka prag më të ulët të tatimit shuma e mbetur prej 122 milionë frangash do të ishte dukshëm më e lartë.

Por kjo për gruan fatlume as që diskutohet. “Unë dua të rri këtu ku jam” thotë ajo.

Kryetari i komunës në të cilën jeton multimilionerja e re nuk ka dashur të shprehet për “bekimin tatimor” që ka pasur papritur komuna e tij me fitimin në loto të bashkëqytetares.

Sidoqoftë, fituesja e shumës rekorde dëshiron të vazhdojë jetën e zakonshme. Të mos “çmendet” nga paraja. Ndërsa miqte e saj gëzohen që ajo ka mbetur kaq “normale.