Zvicra do të investoj 5.4 milion franga në Maqedoni

Si segment veçanërisht i rëndësishëm i projektit, do të theksojë mbështetjen me mbi 2.5 milionë franga zvicerane për përgatitjen e projekteve në disa fusha të rëndësishme, si: nxitja dhe zhvillimi i turizmit, mjedisit hapësinor, infrastruktura e biznesit dhe përfshirja sociale. Kryesisht fjala është për projekte të infrastrukturës që mund të prodhojnë efekte të rëndësishme si dhe përgatitjen e dokumentacionit teknik për projekte të mëdha rajonale të cilat mund të aplikohen në fonde të tjera – tha Suhej Fazliu, ministër i Vetëqeverisjes lokale.

Jemi të vetëdijshëm se duhen ndërmarrë shumë masa që të përmirësohet efikasiteti i politikave në zhvillimin rajonal. është e domosdoshme të ndahen mjete buxhetore sipas nivelit të zhvillimit planor të rajoneve, transparencë më të lartë dhe pjesëmarrje të qytetarëve në planifikimin dhe realizimin e zhvillimit rajonal – u shpreh Sibil Zuter Tehada, ambasadore e Zvicrës.

Loading...