Zvicra do të jetë pa viza për Shqipërinë! Mëso detajet…

Vendimi Parlamentit të Holandës për kthimin e vizave, duket se ka ndikuar edhe tek politikanët zviceranë, të cilët po konsiderojnë mundësinë e pezullimit të vizave për shqiptarët që udhëtojnë në zonën Shengen.

Duke risjellë në vëmendje mocionin e Parlamentit holandez, këshilltari kombëtar nga Kantoni i Ticinës në Zvicër, që i përket partisë kombëtare të ligës Lorenzo Quadri, përmes një postimi në Facebook njofton se ka kërkuar një interpelancë me Këshillin Federal për këtë çështje.

LORENZO QUADRI

Këshilltar kombëtar nga kantoni i Ticinos

“Është theksuar se në Holandë jetojnë gjashtë herë më shumë shqiptarë sesa ata që janë deklaruar zyrtarisht, dhe se sipas policisë së Roterdamit, mafia shqiptare është organizata më e dhunshme kriminale në atë qytet gjatë viteve të fundit. Një problem tjetër i ngritur është emigracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë në Holandë, veçanërisht meshkujt e rinj. Komisioni Evropian gjithashtu ndikon Zvicrën, pasi vendi ynë ka nënshkruar marrëveshjet e Shengenit”.

Me tëj këshilltari ngre pikëpyetje edhe për situatën në Zvicër në lidhje me shifrat e kriminalitetit dhe mafian shqiptare.

Si është situata në Zvicër në lidhje me kr*imin shqiptar, dhe në veçanti me mafian. Siuatat e raportuara nga Parlamenti holandez në lidhje me krimin në rritje, a gjejnë vend në Zvicer?

Me gjithë vendimin e Parlamentit të Holandës, rikthimi i vizave duhet të kalojë më parë në Komisionin Europian e po ashtu duhet shqyrtuar nga Parlamenti Europian si dhe vendet anëtare para se të ketë një verdikt final.