Zyrtare: Feronikeli godet me blerjen e tre lojtarëve të huaj

Feronikeli edhe zyrtarisht e ka kompletuar transferimin e tre futbollistëve të huaj, Nicholas Andrews, Jean Carioca dhe Prince Balde.

Skuadra e Superligës së Kosovës Feronikeli njoftoi në faqen e vet zyrtare në Facebook se është përforcuar me dy mesfushorët Nicholas Andrews dhe Jean Carioca dhe mbrojtësin Prince Balde, transmeton Express.

Andrews, 20-vjeçar, luan në pozitën e mesfushorit dhe vjen nga Liberia, ku edhe deri tash ka zhvilluar aktivitetin si futbollist profesionist, për të vazhduar këtë stinor që të mbrojë ngjyrat e Feronikelit.

Jean Agostinho da Silva, i njohur si Jean Carioca, është brazilian dhe tani do t’i mbrojë ngjyrat e Feronikelit pas transferimit në klubin nga Drenasi.

Carioca ka luajtur për disa skuadra, përfshirë Tigres do Brasil, CRB, Potiguar, ABC FC, Tombense, Botafogo, Ponte Preta, Figueire, Skoda Xanth, Torreense, XV de Piracicaba, Alagoano, Treze, FK Kukësi dhe URT.

Ndërsa, mbrojtësi Prince Balde është futbollisti nga Liberia, dhe ndonëse vetëm 20 vjeçar, ai ka treguar talent nëpër skuadrat për të cilat ka luajtur prejse është bërë pjesë e futbollist profesionist.

Para se të transferohej në Drenas, Balde ka qenë njëri ndër mbrojtësit kyç në Monrovia Club Breweries FC, në Liberi.

 

Loading...