ZYRTARE, Genç Kalemler transferon dy ish futbollistë të FC Shkupit

Genç Kalemler vazhdon me selektimin e skuadrës në prag të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra nga Banjica e Poshtme e Gostivarit ka zyrtarizuar dyshen shkupjane, Shaban Sulejman – Sunaj Hasan, dy ish futbollistë të FC Shkupit, të cilët për disa javë me rradhë po stërviteshin me Genç Kalemler.

Pasi që të dy u pajisën me dokumentacionin e duhur, vendosën që të firmosin kontratë një vjeçare me skuadrën debutuese në Ligën e Dytë – Perëndim.

Shaban Sulejmani luan si mesfushorë dhe si mbrojtës i krahut të majtë, ndërsa te Genç Kalemler vjen nga rradhët e Vëllazërimit, ndërkohë Sunaj Hasan që luan si qendërsulmues së fundmi luante në Turqi.