ZYRTARE: Neymar zgjedh mes Paris Saint-Germain dhe Real Madrid

Neymar ka konfirmuar qëndrimin në Paris Saint-Germain.

Sulmuesi brazilian ka injoruar interesimin nga Real Madrid duke bërë të ditur vendimin e tij për të mbetur te skuadra nga Parc des Princes.

“Do të mbetem. Kam kontratë me PSG-në dhe kam vendosur të jem këtu për sfidën, për gjërat e reja dhe objektivat e mëdha”, deklaroi Neymar për “Fox Sports”.

“Nuk do ta ndryshoj mendjen rreth kësaj. Shpresoj të kaloj një sezon të suksesshëm, me tituj të rinj, po ashtu”, u shpreh ai.

“Mediave u pëlqen të krijojnë spekulime por të gjithë e dinë lidhjen time me PSG-në”, theksoi ai.