Zyrtare: Sime Vrsaljko huazohet në Inter

Atletico Madrid ka konfirmuar se Sime Vrsaljko do ti bashkohet Interit në formë huazimi me mundësin blerje, por testet mjekësore do të shtyhen paksa.

Nerazzurri janë gjithnjë e me afër për të përfunduar marrëveshjen me kroatin dhe sonte klubi i tij ka konfirmuar që është arritur marrëveshja për transfer.

“Klubi i jonë ka arritur marrëveshje me Interin, formalizimi do të shtyhet për shkak të dokumentëve dhe ekzaminimëve mjekësore, për transferin Sime Vrsaljko”, ka lajmëruar faqja zyrtare e Atleti.

“Pas dy sezonëve që mbrojti ngjyrat e klubit tonë, gjatë të cilit ai demonstroi talentin e tij dhe sakrificën për klubin, ne dëshirojmë ti urojmë atij më të mirën në aventurën e tij të re me Inter, i cili ka mundësi ta blejë atë në fund të sezonit”