Zyrtari i Vetëvendosjes takohet me ambasadorin Delawie

Kryetari i Qendrës së Vetëvendosjes në Prishtinë dhe drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Arben Vitia ka njoftuar se sot ka zhvilluar një takim me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, me të cilin ka biseduar për problemet e shëndetësisë primare në kryeqytet.

Vitia ka çmuar ndihmën e Ambasadës amerikane për këtë sektor në Prishtinë.

“Me Ambasadorin Delaëie, diskutuam për sfidat dhe problemet në shëndetësinë primare në Prishtinë. Faleminderit, Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sektorit të shëndetësisë në ambasadë dhe Ambasadorit Delaëie, për interesimin dhe ndihmën që kanë dhënë për shëndetësinë primare në Prishtinë, me theks të veçantë Qendrës së Mjekësisë Urgjente”, ka shkruar Vitia.